EKSKLUZIVE/ Ahmeti i shkon në “konak” Zaevit, ja kush pritet të jenë ministrat e rinj

LSDM duket se ka vendosur se kush do të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar nga radhët e saj, ndër emrat që përmenden janë: Radmila Shekerinska, Dragan Tevdovski, Oliver Spasovski, Mila Carevska, Ljupco Nikolovski, dhe Edmond Ademi.

Në takimin e parë si mandatar, Zoran Zaev të premten u pa me Ali Ahmetin, dhe në tavolinë do ta kenë 15 vende të reja pune në kabinetin e tij qeveritar, plus të paktën tre ministra pa resor.

Nga BDI, ambicie për postet ministrore kanë shumë funksionarë, dhe ish funksionar qeveritar, si dhe “krahu i luftës” kërkon hisen e vet.

Postet që deri më tani janë pothuajse punë e kryer janë si vijojnë:

Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes

Dragan Tevdovski, Ministër i financave

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Mila Carevska, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale

Ljupco Nikolovski. Ministër për bujqësi

Edmond Ademi, ministër i kulturës, njofton InfoShqip.

Nga burimet brenda dy partive në koalicion, mësohet se kampi politik shqiptar do të ketë tetë, eventualisht nëntë ministri, prej të cilave dy pa resor.

Për postin e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, burimet tona thonë se Izet Mexhiti është më i përfoluri, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndryshojë, dhe atij t’i besohet ministria e ekonomisë apo ajo e transportit.

Por Ahmeti për Mexhitin duket të ketë plane tjera. Ai mendon ta ruaj atë për të fituar edhe për herë të katërt Çairin. Në lojë për këtë komunë, si opsion tjetër është edhe Bujar Osmani.

Mësohet se Teuta Arifi do të jetë shefja e ardhshme për diplomaci, kurse për pozitën e saj në komunën e Tetovës do të konkurrojë Hazbi Lika.

Arbër Ademi, Bashkim Ahmeti, janë dy emra nga përbërja aktuale qeveritare, që mund të zënë prapë ulëse në kabinetin e Zaevit. Mirëpo, asnjëri nuk e ka përkrahjen e plotë të degëve gjegjëse.

Ndërsa, kolegia e tyre, Shyrete Elezi e ka përkrahjen e degës në Gostivar.

Nga Aleanca për Shqiptaret, flitet për dy kandidat.

Arben Taravari, është përzgjedhur për postin e ministrit të shëndetësisë. Ndërsa Agon Ferati, për ministrinë pa resor për investime.

Nga Lëvizja Besa deri tash nuk janë përfolur shumë emra, dhe nuk dihet se a do të jetë pjesë e qeverisë.

Si ide fillestare, LSDM ka “përmend” siç thonë burimet, që t’i delegojë Besës, Ministrinë e Arsimit, dhe që eventualisht kreu i kësaj partie të drejtojë këtë dikaster.

Lufte e madhe është edhe në odat ekonomike, të cilave Zaev ua ka premtuar postin e zëvendëskryeministrit për ekonomi.

Sido që të jetë, deri të hënën pritet që grupet punuese të caktojnë shumëçka, para se firmat e tyre në marrëveshjen e koalicionit t’i vënë kryetarët e partive./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu