Ekspertët paralajmërojnë kujdes, 2/3 e pulave përmbajnë një bakterie të rrezikshme

Ekspertët paralajmërojnë për një rrezik serioz të shëndetit sepse sipas tyre, numri i pulave të kontaminuara nga bakteri I rrezikshë m E.coli është rritur shumë më tepër seç tregojnë shifrat e mëparshme.

Gati 78% e pulave të freskëta të shitura në Angli thuhet se përmbajnë super bakterin E.coli, i cili është edhe rezistent ndaj antibiotikëve.

Ky bakter shkakton dhimbje në stomak, infeksione të traktit urinar, sepsis, deri edhe në vdekje.

Bakteri E.coli, që është rezistent ndaj antibiotikëve, i gjetur tek pulat nuk shkakton diarre ose të vjella, megjithatë ekspertët i druhen qëndrimit të tij në zorrë për vite me radhë.

Nëse dikush preket më pas nga një infeksion, bakteri mund ta bëjë rezistent ndaj antibiotikëve.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kembrixhit në fillim të këtij viti zbuloi se një në katër pula të shitura nëpër supermarkete janë të kontaminuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu