Prokuroria Speciale ka informuar se sot me ndihmën e një eksperti të jashtëm të siguruar nga prodhuesi i serverëve ndihmës që nuk janë në pronësi të operatorëve të telekomunikimeve, dhe fizikisht janë në DSK, janë tërhequr të gjitha të dhënat nga serverët ndihmës në përputhje me urdhërin gjyqësor, informon INA.
“Bëjmë me dije se lënda është në procedurë parahetimore dhe se në këtë moment nuk jemi në gjendje të sigurojmë informacione plotësuese. Materialet e konfiskuara do të jenë lëndë për analizë”, thekson Prokuroria Speciale.
Bëhet fjalë për ekspertë të kompanisë Ericsson e cila është prodhuese e aparaturave në MPB. Ekspertiza e tij dhe të dhënat e tërhequra do të dëshmojnë në kuadër të hetimeve se kush ka përgjuar. (INA)