Nuk ka kaluar një javë nga bërja publike e lajmi se aktorja e njohur për publikun shqiptar “Elifi”, ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj, tani përflitet për një lidhje të re dashurie.
Aktorja Tuba Buyukustun mendohet se ka filluar të shoqërohet me ish-basketbollistin e njohur turk, Ibrahim Kutluay, i cili gjithashtu është në proces divorci me gruan e tij prej 11 vitesh.
Katluay ka refuzuar t’u përgjigjet gazetareve për thashethemet që e shikojnë atë në një lidhje me aktoren. Kjo ka përforcuar dyshimet e mediave rozë në Turqi.
Nga ana tjetër “Elifi” dhe ish-bashkëshorti i saj, Onur Saylak, kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët në të cilën i kërkojnë mediave të respektojnë jetën e tyre private duke i kërcënuar ato madje me aksione ligjore për lajmet që përmbajnë gënjeshtra dhe shpifje. /opinion.al