Lajmi se Tuba Buyekustun dhe bashkëshorti i saj, Onur Saylak, kanë nisur procedurat e divorcit u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat turke një ditë më parë. Edhe pse çifti e kishin mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë, lajmi rezultoi të ishte i vërtetë. Kriza në çift kishte filluar prej kohësh dhe e vetmja zgjidhje që kishte mbetur ishte divorci.
Çifti u martuan më 23 korrik 2011 dhe kanë dy vajza binjake. Mediat turke shkruajnë se çifti mund të jenë ndarë shumë kohë më parë, megjithatë situatën tashmë e kanë marrë në dorë avokatët.
Edhe procedurat e ndarjes nga avokatët e çiftit kanë vijuar me intensitet të lartë. Madje aktorët kanë ndarë edhe pasurinë.
Tuba ka mbajtur një apartament me vlerë 2 milionë dollarësh në zonën Çiftehavuzlar, si dhe të gjitha makinat Mercedes që janë blerë gjatë këtij 5-vjeçari martesë. Ndërsa Onur Saylak do të mbajë apartamentin me vlerë 1 milion dollar në Acibadem. Vajzat binjake Maya dhe Toprak janë në kujdestarinë e së ëmës, Tuba Buyukustun.