Janë përcaktuar vazot për shortin e eliminatoreve të Euro 2020 që do të mbahet në 2 dhjetor, teksa Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në vazon katërt.
Shqipëria ka zbritur kështu 1 vaze në krahasim me eliminatoret e Botërorit, gjithsesi shanset janë të mëdha për të siguruar një biletë në Kampionatin Europian.
Interesant është fakti që mund të përballemi dhe me Kosovën, që bën pjesë ne vazon e 5, gjithmonë nëse dardanët nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Europian nga Liga e Kombëve.
• Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Hungari dhe Rumani.
• Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.