Emërohen drejtori dhe zv/drejtori i RTM-së

Bordi udhëheqës i Radio Televizionit të Maqedonisë rizgjodhi, Marjan Cvetanovski, për drejtor të RTVM-së, i njëjti që është në funksion nga viti 2012. Zëvendës të tij, gjithashtu është rizgjedhur Harun Ibraimi.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski tha se qeveria nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjen e drejtorit të RTVM-së. “Qeveria nuk ka kurrfarë lidhje me këtë emërim, është vendim i Këshillit programor të RTVM-së që është ende me përbërje të vjetër.

Qytetarët e Maqedonisë mirë e dinë se kush e përbën atë Këshill të vjetër dhe në ndikimin e kujt ka qenë dhe si është bërë kjo përzgjedhje. Menjëherë pas ligjit të ri për shërbime audio dhe audiovizuale do të mundësohet departizimi i këtij servisi shtetëror dhe në Agjencinë për audio dhe audiovizuale”, ka tha Boshnjakovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu