Ministri i Shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për Punët e Jashtme, Enver Gargash tha se vendi i tij nuk pajtohet me politikën e jashtme të Turqisë dhe Iranit, por se ata nuk duan të përballen me të dyja këto vende. Në fjalimin e tij drejtuar Debatit Strategjik të Abu-Dabit, që u mbajt me videokonferencë, Gargash vlerësoi zhvillimet rajonale.
“EBA nuk pajtohet me politikën e jashtme të Turqisë dhe Iranit, por se ne nuk duam as të përballen me të dyja këto vende”,- u shpreh Gargash.
Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë reagime me politikën e saj të jashtme që ka ndjekur vitet e fundit me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump duke injoruar ekuilibrat rajonale.
Joe Biden, fitues i zgjedhjeve të javës së kaluar në ShBA, deklaroi se, ndryshe nga administrata Trump, ai do të preferojë të ndjekë një politikë më të ekuilibruar dhe të distancuar ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabisë Saudite.