Presionet, dënimet dhe kërcënimet nga pushteti janë shkaqet kryesore që qytetarët kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kanë frikë të denoncojnë si problemet e tyre personale, ashtu edhe dukuritë negative dhe keqpërdorimet e drejtuesve të institucioneve në vend. Kështu vlerësojnë sociologët në emisionin “Gjurmë” që u transmetua mbrëmë në televizionin Shenja, ku temë qendrore ishte pikërisht frika e qytetarëve për të denoncuar ankesat e tyre në mënyrë publike.
Këto vlerësime u konfirmuan edhe personalisht nga një i punësuar në Entin Shtetëror për Statistikë, i cili ishte degraduar në pozitë menjëherë pas një denoncimi që kishte bërë lidhur me gjendjen e shqiptarëve në këtë institucion.
Në emisionin e mbrëmshëm “Gjurmë” u publikuan edhe të dhëna nga hulumtime të organizatave ndërkombëtare në të cilat shihet se shumica absolute e qytetarëve që u është kërkuar mito, kanë heshtur dhe i janë nënshtruar presionit, ndërsa po në këto hulumtime rezulton që shqiptarët janë më të rrezikuar nga kërcënimet dhe korrupsioni i në institucione, ku 80 për qind nga të anketuarit kanë pranuar se u është kërkuar dhe kanë dhënë mito./shenja
Emisioni “Gjurmë”: Presioni i pushtetit… by tvshenjaofficial