Emisioni ‘STOP’ frikëson ministrat e qeverisë Rama

Emisioni investigativ “STOP” i cili transmetohet në TV Klan ka paralajmëruar se këtë mbrëmje do transmetojë një përgjim audio të një ministri të qeverisë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ministri është përgjuar duke folur për emërime dhe shkarkime në administratë, të cilat janë në thelb emërime politike.

Gazeta “Koha Jonë”, ka kontaktuar me ministrin e Drejtësisë, Mbrojtjes, Transporteve dhe Financave në përpjekje për të gjetur emrin e ministrit të përfshirë në përgjim.

Burime të Opinion.al, bëjnë me dije se asnjë nga këta ministra nuk është pjesë e përgjimit të emisionit investigativ “STOP”.

Për më tepër, ashtu siç edhe është lajmëruar nga redaksia e emisionit “STOP”, gjithçka do transmetohet mbrëmjen e sotme./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu