Ende pa filluar, shtyhet gjykimi i Zaevit

Pas tre shtyrjesh në Gjykatën penale për sot ishte caktuar seancë e re për rastin “Ryshfet” në të cilin i akuzuar është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas informacioneve të “Telma”-s pak më parë edhe kjo seancë është shtyrë sepse asnjëri nga dy avokatët e Zaevit nuk u paraqit në gjykatë, edhe pse vetë Zaevi ishte i pranishëm në sallën e gjykimit.

Dy shtyrjet e mëparshme ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mospranisë së avokatëve të tij. Rastin e zgjat edhe abolimi i presidentit, Gjorgje Ivanov ku në listën e të falurve u gjend edhe Zaevi.

Gjykatësi i këtij rasti Dijana Gruevska-Illievska e cila jo larg ishte emëruar për zëvendës kryetare e Gjykatës penale. Edhe pse paraprakisht Prokuroria speciale publike e kërkoi këtë lëndë – prokuroria publike nuk ua dorëzoi.

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot duhet të vazhdojë seanca e procesit gjyqësor “Ryshfeti” në të cilin është i akuzuar lideri i opozitës maqedonase LSDM dhe njëherit edhe kryetar i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev.

Sipas Prokurorisë, Zaev ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov-Saçevliev ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht për dy euro për 1 metër katror për një vend ndërtimor në Strumicë, për të cilin biznesmeni ka qenë i interesuar ta privatizojë.

Lideri i LSDM-së, thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se biznesmeni ka tentuar që ta vë në kurth atë, dhe për këtë shkak kundër tij ka ngritur padi penale për të cilën thotë që do ta dëshmoj pafajsinë dhe kurthin që është përgatit ndaj tij.

Seanca e fundit duhej të mbahet më 22 shtator, por është anuluar dhe është caktuar që të mbahet sot pasi që, Zaev, ishte në udhëtim zyrtar në Tiranë të Shqipërisë, në seancën e Këshillit Parlamentar të Këshillit të Evropës të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu