“Ëndrra amerikanë do të rikthehet si kurrë më parë”, Donald Trump: Nga sot do të kemi vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

Në fjalimin e tij inaugurues si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi planet e tij për një rikthim të fuqishëm të ëndrrës amerikane dhe premtime për ndryshime të mëdha.

Do të jemi sërish një vend i pasur dhe ari i lëngshëm poshtë këmbëve tona do të na ndihmojë,” deklaroi Trump, duke premtuar rikthimin te burimet natyrore për të fuqizuar ekonominë e vendit.

Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve. “Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të mbroj punëtorët amerikanë,” theksoi ai.

Trump njoftoi krijimin e një Departamenti të Eficiencës Qeveritare, duke premtuar përmirësim në menaxhimin shtetëror dhe mbrojtjen e lirisë së fjalës përmes një urdhri ekzekutiv.

Në një kthesë të fortë në politikat sociale, ai deklaroi se do të ndërtojë një shoqëri të bazuar në merita dhe do të ndjekë një politikë zyrtare që njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu