Enver Hoxhaj largohet nga Kryesia e PDK-së

Enver Hoxhaj, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish – U.D i kryetarit të PDK-së është larguar nga kryesia e re partisë e miratuar dje në organet e kësaj partie.

Në një postim në Facebook ai ka falënderuar kryetarin e ri Memli Krasniqi dhe anëtarët tjerë duke thënë se do të respektojë atë që deputetët të mos përfshihen në kryesi.

“Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka deklaruar se do të angazhohet për të ndihmuar partinë në zgjedhjet lokale.

Hoxhaj kishte zëvendësuar ish kryetarin Kadri Veseli dhe ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu