Në Shkup po qëndron për vizitë zyrtare zv. kryeministri i Qeverisë së Kosovës Enver Hoxhaj, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev. Gjatë kësaj vizite Hoxhaj dhe Zaev, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve si dhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet në muajin Mars. Kjo do të jetë mbledhja e parë e qeverisë së Maqedonisë me qeverinë e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj dhe kryeministri Zaev, janë pajtuar se viti 2018 do të jetë viti i shteteve të rajonit dhe i shënimit të progresit në proceset e integrimit euro-atlantik.
Përveç takimit me kryeministrin Zaev, Hoxhaj ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e Diasporës, Edmond Ademi, ku kanë biseduar për bashkëpunime të reja në fusha të interesit të përbashkët./InfoShqip.com