Era e mbetjeve nga Kurbanet shqetëson banorët e Lagjes së Trimave

Edhe disa ditë pas përfundimit të Kurban Bajramit, era e rëndë po shqetëson banorët e Lagjes së trimave në Kumanovë.

Mehmet Mehmeti, banor i Lagjes së Trimave, denoncon dhe alarmon për pandërgjegjshmërinë e disa njerëzve në lidhje me këtë gjë.

Vellezer te dashur. Shume te respektuar miq. Dua te ndaj me ju nje shqetesim i cili me ka prekur fort keto dite dhe nuk po mundem dot ta tejkaloj pa e ndare te njejtin shqetesim me ju miq. Ka gati nje jave qe vije nje ere e keqe e cila ka pershkuar lagjen ku jetojme. Isha kurioz se c’ishte kjo ere. Ajo qe zbulova eshte shqetesuese per mua por edhe per juve besoj. Ndokush nga mesi jone ka hedhur mbetjet e Kurbanit mu prane rruges ku cdo dite frekuentohet nga shume qytetare. Nje bashkevendas i pandergjegjshem i cili i eshte pergjigjur thirrjes se te madhit Zot per te prere Kurban, mbetjet e tij i ka hedhur ne vendbanim. Pyetem valle ky Kurban i eshte pranuar nga Zoti?! Dyshoj se po, ngase ka gati nje jave qe nuk mund te levizesh nga era qe vjen ne lagje. Andaj eshte shqetesuese sepse nje besimtar nuk guxon te veproje keshtu. Nuk dua te besoj se kemi ardhur ne kete gjendje. Ti qe ke therre Kurban duhej te ishe nje shembull i mire e jo shembull i keq. Shpresoj Zoti ta kete pranuar kete Kurban por thjesht dyshoj.

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11)”, shkroi Mehmeti në llogarinë e tij në Facebook


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu