residenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) paralajmëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për Jerusalemin.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) paralajmëron Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për Jerusalemin.
Në video-mesazhin e dërguar për Kongresin e 16-të të Shoqërisë Islame Amerikane (MAS) dhe Shoqërisë Islame të Amerikës së Veriut (ICNA), Erdoan tha: “Ftoj udhëheqjen amerikane dhe izraelite të evitojnë veçanërisht hapat që mund të përshkallëzojnë edhe më shumë tensionimin”.
Duke rikujtuar se krahas 14 vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe 128 vende të botës mbështetën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një vendim nën pararojën e Turqisë kundër vendimit të marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njehur Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit, Erdoan tha: “Fitorja e arritur në çështjen e Jerusalemit ka treguar se çfarë mund të arrijmë ne nëse veprojmë në solidaritet”.
Këtë sukses Presidenti Erdoan e cilësoi si “pothuajse një pikë kthesë në përpjekjen për të drejtën dhe lirinë”.
“Kjo fitore është arritur me unitet dhe bashkim. Në të njëjtën kohë kjo fitore i ka treguar tërë botës se ka disa vlera që nuk mund të blihen me para” u shpreh kreu i shtetit turk.
Ai tërhoqi vëmendjen se shantazhi dhe kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bëra ndaj vendeve anëtare përpara votimit për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk patën sukses dhe 128 vende i dolën për zot statusit historik dhe mbrojtjes së shenjtërisë së tij.
Ai tha se nga votimi për Jerusalemin sigurisht që ka mësime që duhet ti nxjerrin të gjithë dhe shtoi: “Ftoj udhëheqjen amerikane dhe izraelite të evitojnë veçanërisht hapat që mund të përshkallëzojnë edhe më shumë tensionimin. Sepse Jerusalemi është një qytet aq i shenjtë për ne sa nuk mund të flijohet për llogari përfituese. Jerusalemi është bebja e syrit të myslimanëve, nderi dhe vija e tyre e kuqe”.
Ai tha gjithashtu se si kryetar i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Turqia do të vazhdojë përpjekjet për Jerusalemin dhe shprehu dëshirën që kjo çështje të bëhet shkas për zgjidhin e myslimanëve.