Erdogan: Aktorët perëndimorë dhe SHBA, janë bërë robër të Izraelit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se vendi i tij këtë javë do të paraqesë një peticion për t’iu bashkuar rastit të gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), raporton Anadolu.

“Ekipi ynë ligjor parlamentar do të paraqesë peticionin tonë për t’iu bashkuar çështjes së gjenocidit kundër Izraelit në GJND në Hagë të mërkurën”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Ai shtoi se Türkiye po bën gjithçka në fuqinë e saj për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur “barbarizmit” që ka shkaktuar vdekje e 40 mijë të pafajshmëve në Gaza gjatë 10 muajve të fundit.

“Pavarësisht nga mizoritë që kryen ky rrjet gjenocid i etur për gjak, kjo nuk do ta ndalojë Türkiyen apo popullin turk të qëndrojë në solidaritet me palestinezët”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Türkiye, me të gjitha burimet e saj, qëndron me Palestinën “në këto ditë të vështira të luftës për ekzistencën e saj”.

“Fatkeqësisht, aktorët perëndimorë, veçanërisht SHBA, janë bërë robër të Izraelit dhe të një grushti sionistësh fanatikë”, shtoi ai.

Lidhur me shkëmbimin dramatik të të burgosurve të javës së kaluar në Ankara ku u përfshinë shtatë vende, të ndërmjetësuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes, presidenti Erdoğan tha se shkëmbimi i 26 personave nga burgjet në SHBA, Gjermani, Poloni, Slloveni, Norvegji, Rusi dhe Bjellorusi u realizua pa të meta dhe dha një shembull për botën.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu