Erdogan befason për ndeshjen Turqi-Kosovë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogani do të jetë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Antalias.

Gazeta e përditshme turke, “Sabah” ka njoftuar se Rexhep Tayyip Erdogan do të jetë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Antalias në të cilën Kosova do të luajë kundër Turqisë për Grupin I në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Tribunat e stadiumit priten të jenë të mbushura me flamuj turq.

Për duelin e së shtunës, në ekipin e Turqisë është ftuar edhe mesfushori i Barcelonës, Arda Turan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu