Erdogan i çon FETO-s porosinë më të ashpër deri tani

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan para nisjes për në SHBA ka mbajtur një konferencë për shtyp në aeroportin Atatürk të Stambollit

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Turqia në një anë teksa po shëron plagët e tentativës së puçit të 15 korrikut, në anën tjetër me Operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ po jep një luftë intensive kundër organizatave terroriste me burim Sirinë. Brenda kufijve tanë ne po kryejmë operacione të suksesshme kundër zgjatimeve të rrjeteve vrasëse si FETÖ, DAESH dhe PKK”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me dimensione të reja”

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan para nisjes për në SHBA ka mbajtur një konferencë për shtyp në aeroportin Atatürk të Stambollit. Në fjalën e tij ai ka theksuar se “Shpresojmë që lufta jonë kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste do të vazhdojë në periudhat në vazhdim me marrjen e dimensioneve të reja. Rezistenca heroike që populli ynë tregoi përballë tentativës së puçit më 15 korrik dhe kësaj tradhtie ka shkaktuar që vëmendja të rikthehet edhe njëherë mbi Turqinë.”

“Fjalimi i im në Asamblenë e Përgjithshme do të jetë një shkak për shpjegimin edhe të tentativës së puçit të 15 korrikut, por edhe shpjegimin e drejtë ndaj opinionit publik botëror për FETÖ-n që ka derdhur gjakun e 241 dëshmorëve tanë. Ne në çdo platformë do të vazhdojmë të deshifrojmë fytyrën e errët të FETÖ-s dhe kreut të saj si dhe do të paralajmërojmë miqtë tanë duke iu shprehur atyre rrezikun që përbën kjo organizatë terroriste për Turqinë dhe vendet e tjera. Në do të vazhdojmë duke e thelluar luftën kundër kësaj organizate. Dëshiroj të shpreh qartë dhe hapur; pas kësaj asnjë vend i botës, asnjë rajon nuk është dhe nuk do të jetë strehimore e sigurtë për FETÖ-n dhe militantët e saj”, ka theksuar në fjalën e tij Erdoğan.

“Nuk është një çështje e sirianëve apo e disa vendeve fqinje me Sirinë”

Ndër të tjera duke cekur edhe temën e Sirisë Presidenti Erdoğan u shpreh: “Unë besoj se tashmë e gjithë bota e ka kuptuar apo do ta kuptojë këtë të vërtetë. Problematika e Sirisë nuk është një çështje e sirianëve apo e disa vendeve fqinje me Sirinë. Rezultatet e kësaj krize, reflektimet në rajonet e tjera kanë bërë që kjo të bëhet një dimension global. Çdo sekondë, minutë që humbet për arritjen e zgjidhjes në bazë të ligjshmërisë dhe drejtësisë në krizën e Sirisë është burim turpërues për Kombet e Bashkuara. Nuk mund të gjendet zgjidhje ndaj këtij problemi duke ushtruar trajtim çnjerëzor ndaj refugjatëve apo duke u fshehur pas telave me gjemba. Tashmë njerëzia kryesisht vendet e zhvilluara duhet ndërgjegjësohen për përgjegjësitë e tyre në këtë çështje.”

Presidenti Erdoğanka u shpreh më tej se “Vendet pjesëmarrëse në samit premtimet e tyre do ti përcaktojnë me hapat e ri që do të hedhin gjatë takimit dhe në drejtim të këtyre objektivave. Vendi ynë i cili është vendi që strehon më shumë refugjatëve në botë është ftuar veçanërisht për këtë pozitë të veçantë që ka. Në fjalimin e samitit do të shpreh me detaje përgjegjësinë e rëndë që Turqia ka ndërmarrë që nga fillimi i krizës së Sirisë e deri tani. Gjithashtu do të shpreh edhe njëherë nevojën për një zonë të pastruar nga terrorizmi dhe zonën e sigurtë të cilën e kemi shprehur prej vitesh për zgjidhjen e problemit. Me liderët pjesëmarrës në samit do të ndajë edhe kontributet e operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ në lehtësimin e krizës së refugjatëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu