Sot u zhvillua një takim i përbashkët mes tre figurave kyçe të politikës turke presidentit Erdogan, kryeministrit aktual Binali Yilldirim dhe ish- kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Në sallën e madhe të grupit parlamentar të AK Partisë, Erdogan-Davutogllu-Yilldirim realizuan takim të përbashkët me deputetët dhe ministrat e AK Partisë.
Në atmosferë shumë të këndshme dhe me duartrokitje ishin pritur gjatë hyrjes në sallë tre figurat kryesore të politikës turke, gjithë kjo situatë e krijuar këto ditë në Turqi po shpjegohet me fjalët se ‘’ miku i vjetër shihet në ditët e vështira’’.
Detaji më interesant i takimit të sodit ishte të tre figurat ishin të ulur afër njëri-tjetrit, duke dëshmuar edhe njëherë se shpifësit nuk mund ta ndalin rrugëtimin vëllazëror mes Davutogllut dhe Erdoganit.