Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për Karabakun

Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Sipas deklaratës nga Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se Erdoan dhe Putin biseduan për zhvillimet rajonale me theks të veçantë edhe marrëdhëniet turko-ruse dhe Karabakun Malor. Erdoan-i i tha Putinit se Armenia duhet të tërhiqet nga tokat azerbajxhanase që ka pushtuar, duke vënë në dukje se kundër-ofensiva e Azerbajxhanit përballë sulmeve armene po bëhet brenda tokave të tij.

Gjatë telefonatës, presidenti turk theksoi më tej se Armenia duhet të bindet për t’u ulur me mendje të shëndoshë në tryezën e bisedimeve, ndërsa shtoi se përfundimi i këtij konflikti me një zgjidhje të përhershme dhe stabiliteti i rajonit është i një rëndësie thelbësore.

Më herët gjatë ditës, gjatë një kongresi provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoan kishte thënë se ka marrë lajme pozitive nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev për përparimin e forcave azerbajxhanase në konfliktin në Karabakun Malor.

Erdoani tha se po afrohet fitorja në Karabakun Malor, ku azerbajxhanasit po shënojnë suksese të shumta në çlirimin e territoreve të okupuara nga Armenia. Menjëherë pas bisedës telefonike Erdoan-Putin, një bisedë telefonike zhvilloi edhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) me homologun e tij rus Sergey Lavrov. Burime diplomatike bëjnë të ditur se dy diplomatët diskutuan gjithashtu çështjen e Karabakut Malor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu