Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, njoftoi media shtetërore turke TRT.
Sipas informacioneve të presidencës, në bisedën e zhvilluar përpara kalimit të Presidentit Erdogan nga Izmiri në Stamboll, u bisedua në lidhje me çështjen e Siirisë dhe ambasadorin rus Andrey Karlov që u vra si pasojë e një atentati në Kryeqytetin Ankara.
Të dy liderët u shprehën të kënaqur nga evakuimet në Halep të cilat u realizuan me përpjekjen e përbashkët (turko-ruse) dhe theksuan edhe rëndësinë e punimeve së bashku për zgjerimin e armëpushimit në mbarë Sirinë.
Presidenti Erdogan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Putin shprehëm kënaqësinë për bashkëpunimin që zhvillohet në hetimin për zbardhjen e atentatit të Karlovit.