Erdogan është dakorduar me Obamën për hyrje në Raka

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se forcat turke dhe amerikane janë të gatshëm t’i dëbojnë luftëtarët e Shtetit Islamik nga Raka.

Erdogan deklaroi se presidenti amerikan Barak Obama ka propozuar aksion të përbashkët kundër pjesëtarëve të SHI-së gjatë takimit të G-20 në Kinë.

Ai plotësoi se Turqia nuk do të ketë “kurrfarë probleme” në zbatimin e aksionit të tillë, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Departamenti i shtetit amerikan nuk i konfirmoi detajet e deklaratës së Erdoganit, por një funksionar amerikan tha se është e rëndësishme që “forcat lokale të përfshihen në luftën e cila çon deri te shkatërrimi i përhershëm i Shtetit Islamik”/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu