Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rinisur shpimet në ujërat e kontestuar në lindje të Detit Mesdhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Greqisë dhe Egjiptit që e shpallën zonë e ekskluzive ekonomike.
Greqia e Turqia me dekada tani kanë mospajtime rreth kufijve ujor në Mesdhe, e tani me zbulimin e burimeve të gazit natyror dhe planet për shpimin në Mesdheun lindor kanë përkeqësuar marrëdhëniet edhe më tej.
Erdogan e quajti marrëveshjen mes Egjiptit dhe Turqisë të “pavlerë” dhe njoftoi se do të vazhdoj hulumtimin dhe shpimin e kontestuar për naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.
Presidenti turk Erdogan ka thënë se Turqia ndërpreu hulumtimin në ujërat e kontestuar në bazë të lutjes së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, atëherë kur përfaqësuesit turq, grek dhe gjermanë nisën bisedime në përpjekje për të zgjidhur mospajtimet mes Greqisë e Turqisë.
“I kam thënë Merkelit që do të pezullojmë shpimet tre apo katër javë, nëse ju i besoni Greqisë dhe të tjerëve, por unë nuk ju besoj dhe do të shihni se ata nuk do ta mbajnë fjalën” tha Erdogan.
Athina konsideron se qëndrimi i Ankarasë është shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Pauza tani mori fund pas marrëveshjes mes Egjiptit dhe Greqisë dhe Erdogan njoftoi se ka dërguar anijen kërkuese Barbaros Hayrettin drejt bregut perëndimor të Qipros ku do të vazhdoj hulumtimet.