Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij po bën emër me aftësitë e saj prodhuese, infrastrukturën e fortë dhe integrimin global, pavarësisht unazës së zjarrit rreth saj, raporton Anadolu.
Erdoğan mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të 51-të të Shoqatës Turke të Punëdhënësve të Industrive Metalike në Istanbul.
“Pavarësisht unazës së zjarrit rreth saj, Türkiye po bën emër me aftësitë e saj prodhuese, infrastrukturën e fortë dhe integrimin global”, tha Erdoğan duke shtuar:
“Në periudhën kur tensionet në rajonin tonë kanë kulmuar, duhet të zgjerojmë terrenin e dialogut mes të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë”.
Mes tjerash Erdoğan theksoi se vendi i tij po e frenon inflacionin, duke shtuar se tani është koha për të bërë përparim në reformat strukturore.
Ai nënvizoi se vendi vazhdon politikat e tij për uljen e papunësisë, nxitjen e punësimit dhe frenimin e ekonomisë informale.