Erdogan: Turqia do të jetë një nga shtetet më të mëdhenj të botës

Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Erdogan foli në Kongresin e 7-të të Zakonshëm të partisë së tij në Samsun. Fjalimin Erdogan e filloi duke uruar mëshirë [nga Zoti] për ata që humbën jetën në tërmetin që ra në nënprefekturën Seferihisar të Izmirit, dhe shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe shërim për të plagosurit. “Ne jemi të vendosur të shërojmë plagët e vëllezërve tanë në Izmir që janë prekur nga tërmeti, pa ardhur moti i ftohtë dhe me shira”,- u shpreh Presidenti Erdogan.

“Përballë kemi të fuqishmit e shekullit të fundit”,-tha Erdoan dhe e vazhdoi kështu fjalimin:
“Nuk është e lehtë që këta mizorë, të cilët fuqinë që kanë sot ia kanë për borç shfrytëzimit të shoqërive me tirani, gjakderdhje, mashtrime dhe represion, ta pranojnë që sot loja ka ndryshuar. Ata nuk e ‘kapën’ dot Turqinë përmes tutelës, nuk arritën ta gjunjëzojnë Turqinë me terror, nuk e shembën dot Turqinë me grushte shteti, nuk e prangosën dot të me kërcënime, rrethime, embargo nuk do t’ia arrijnë ta mposhtin Turqinë nëpërmjet ekonomisë.”

“Kur të kemi sukses në luftën tonë Turqia do të zërë vend në mesin e më të mëdhenjve të botës si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik”,– deklaroi udhëheqësi turk nga Samsuni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu