Erdogani deklaratë ‘bombë’: Do shpëtoj sirianët dhe do rrëzoj regjimin e Bashar al-Assad

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ushtria turke ka hyrë në Siri për t’i dhënë fund sundimit të presidentit Bashar al-Assad, të cilin ai e akuzon për terrorizëm dhe vrasjen e mijëra personave.

“Ne kemi hyrë në Siri për t’i dhënë fund sundimit të tiranit al-Assad që po terrorizon shtetin. Ne nuk hymë për ndonjë arsye tjetër”, tha Presidenti turk në një fjalim parlamentar, i cituar nga përditshmja “Hyrriet”,

 Erdogan tha se Turqia nuk ka pretendime territoriale në Siri, por në vend të kësaj do t’ia dorëzojë pushtetin popullsisë siriane, duke shtuar se Ankaraja kërkon të rivendosë “drejtësisë.”

Erdogani tha se Turqia nuk mund të “durojë” vrasjen e civilëve dhe se do të ndërhynte në Siri për t’i cliruar.

Ai vazhdoi duke thënë se “në vlerësimin e tij” pothuajse 1 milion njerëz kanë vdekur në konfliktin sirian, edhe pse asnjë grup monitorimi nuk ka dhënë shifra të ngjashme. Vlerësimi i fundit i OKB-së thotë se ka 400.000 njerëz të vrarë në këtë luftë pesë-vjeçare civile.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu