Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërcënoi Bashkimin Evropian se do të hapë portat për në BE 3 milionë emigrantët e strehuar në Turqi.
Në një intervistë për rrjetin Al-Jazeera, Erdogan tha se Brukseli nuk i ka respektuar kushtet e vendosura. Ai i kujtoi BE-së premtimin për pagesën prej 6 miliardë eurosh, ndërkohë që tha se deri tani janë paguar vetëm 300 milionë.
“Momentalisht ndodhen 3 milion refugjatë në Turqi, por këta mund të nisen drejt Evropës. Në mbajmë 3 milion refugjatë, prandaj duhet të na japë ndihmë BE. Sikur këta refugjatë të nisen drejt BE’së, ajo nuk do të dijë të veprojë.” tha ai.
Kërcënimi i presidentit turk vjen në një kohë kur marrëdhëniet me bllokun evropian janë të ftohta. Brukseli ka ngritur shpeshherë shqetësimin se Turqia shkel mbi normat e demokracisë dhe lirinë e shtypit.