‘Erikson’: Ne nuk jemi as pronarë, e as që operojmë me pajisjet

Kompania suedeze “Erikson” zyrtarisht ka konfirmuar se më 19 tetor 2016 ka marrë kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike, pas urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkupi-1 në Shkup, për asistim teknik gjatë hetimeve. Për më shumë informata në lidhje me këtë hetim, Erikson adreson të interesuarit tek Prokuroria Speciale Publike, mirëpo në letrën e kompanisë “Erikson” mohohet se kjo kompani është pronare e pajisjeve, e as që operon me pajisjet për përgjime të ligjshme.

Pra, nga “Erikson” thonë se ata janë vetëm prodhues të këtyre pajisjeve. Nga Prokuroria Speciale Publike të enjten thanë se një ekspert i kompanisë “Erikson” me më shumë kompetenca pritet të vijë në Shkup, me qëllim që të ndihmojë DSK-në që deri në fund të respektojë vendimin gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu