erisha “sulmon” sërish Ballën, ja çfarë i bën në FB (FOTO)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar llogarinë e tij në Facebook një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, ku rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është dënuar me gjobë për shpifje.

“Te dashur miq, ky eshte vendimi Nr.34 i dt 09.06.2015 i formes se prere i Gjykates se Apelit te Tiranes, me te cilin kjo gjykate ka denuar Taulant Ballen per shpifje 1 milione leke. I paftyre siç eshte, ai para kamerave deklaroi sonte ne komision disa here se nuk eshte denuar asnje here?!”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishes erdhi pas sherrit që Berisha dhe Balla patën te Komisioni parlamentar Hetimor për çështjen e ÇEZ. Vendimin e gjykatës, Berisha e ka shoqëruar dhe me një foto për te qeshur./albeu

berisha-per-ballenberisha-balles


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu