Kampionët e Maqedonisë së Veriut në volejboll, në kategorinë e femrave, Rabotniçki ka emëruar kapitenen e saj të re.
Bëhet fjalë për volejbollisten shqiptare nga Tetova, Erjona Jonuzi, e cila tashmë ka marrë shiritin e kapitenes te skuadra nga kryeqyteti.
“Reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut për të cilën nuk është problem të udhëtoj çdo ditë në një linjën Tetovë-Shkup, është një lidere e vërtet si brenda dhe jashtë palestrës. Një lojtare që nuk ka top të humbur. Ajo gjithmonë di ti përgjigjet provokimeve të volejbollisteve kundërshtare”, shkruhet në një artikull të publikuar nga faqet e volejbollit të vendit për Erjona Jonuzin, e cila tashmë do të jetë lidere e Rabotniçkit.