Ermali rrëfen momentin e sikletshëm: Ja ç’më punoi babai kur i kërkuam dorën Amit

I ftuari i parë mbrëmjen e sotme në studion e Arjan Çanit në emisionin “Zonë e Lirë” ishte Ermal Mamaqi.

Mes batutash ka rrëfyer disa detaje interesante nga jeta e tij që në fëmijëri e deri në ditët e sotme. Ai ka folur si rrallë herë për prindërit dhe vëllanë, duke treguar një anë të Ermalit që jo të gjithë kanë mundësinë ta njohin.

Ndër momentet më pikante siç tregon Ermali është kur i ati ka lëshuar një batutë në momentin kur të gjithë si familje kanë shkuar për herë të parë për të pirë kafen, siç e do zakoni, në shtëpinë e Amit, e cila është gruaja e tij tani.

“Shkuam tek shtëpia e Amit. Unë, mami, babi e vëllai u ulëm. Ishte takimi i parë. Na qerasin. Ami merr shampanjën për ta hap, kur babi, Drini, i thotë: Amarda, mos e hap! Ngelën të gjithë. Vjehrri me vjehrrën që pyesin “Pse?” dhe ai që ua kthen: “Unë nuk po shoh gotat këtu”

Kjo ishte shakaja në moment të fundit që i ati i bëri dhe ç’tensionoi atmosferën mes familjeve të reja që sapo ishin njohur dhe kishin krijuar krushqinë.

Ermali gjithashtu ka treguar se nga i ati ka marrë natyrën plotë humor, ndërsa nga e ëma aftësinë për biznes, ambicien./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu