Ermira Mehmeti hap zyrën e noterisë, ja kush ishin mysafirë (FOTO)

Ermira Mehmeti, dje zyrtarisht e ka hapur zyrën noteriale në Shkup në prani të shumë mysafirëve.

Mehmeti, në profilin e saj në Facebook ka publikuar fotografi nga hapja solemne. Në këto fotografi mund të shihet se suksese në punë i kanë dëshiruar, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, biznesmenët, Enver Maliqi, Sefer Canoski dhe Bozhidar Jankovski, por edhe ish ministri dhe tanimë prokurori, Xhelal Bajrami dhe fytyra tjera publike.

Mehmeti, në profilin e saj ka shkruar se prej të hënës, 16 janar 2017, fillon edhe zyrtarisht me punë zyra noteriale “Noter Ermira Mehmeti” në rrugën “Cërveni Bregovi” numër 30a, në Komunën e Butelit, përballë Shkollës së Mesme të Ekonomisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu