Escobar: Ky është vendi më i korruptuar në Evropë

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Këto komente, Escobar i bëri të ditura në një intervistë për CNN, derisa potencoi se lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik është thellësisht i korruptuar dhe po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si një shpërqendrim.

“Nëse shikoni historinë e ish-Jugosllavisë, shtatë vende, dy prej tyre janë në BE, katër janë anëtare të NATO-s dhe shumica prej tyre po gëzojnë sukses të jashtëzakonshëm ekonomik. Nëse shikoni gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë gjashtë vendet që nuk janë në BE, katër janë duke bërë progres drejt anëtarësimit të BE-së, në të gjitha këto Bosnja përjashtohet. Korrupsioni në Bosnje është më i keqi në Evropë me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit”, ka thënë Escobar.

“Njerëzit po largohen nga vendi jo se ata nuk duan të jetojnë në një vend multi-etnik, por për shkak se nuk mund të gjejnë një punë, pa lidhje korrupsioni”, u shpreh ai.

Escobar ka deklaruar gjithashtu se po vijnë kërcënime të vërteta të marrëveshjes së Dejtonit dhe shumica prej tyre po vijnë nga Milorad Dodik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu