A është formuar Qeveria e re e Maqedonisë, së paku jozyrtarisht? (FOTO)

Siç raportuam më herët, drejtorsha politike pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, është takuar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si edhe me partitë tjera politike në vend.

Porosia e saj ishte që politikanët duhet t’i përmbahen procesit demokratik dhe të ecin në rrugën e euro-integrimeve. Megjithatë, ajo çfarë bie në sy është takimi i saj i përbashkët me të gjitha partitë e shumicës së tanishme parlamentare.

Në një tavolinë përball saj u ulën Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Zoran Zaevi, Teuta Arifi, Agon Xhaferi dhe Vesel Memedi. Edhe pse nuk ka ardhur ende deri te dhënia e mandatit dhe te formimi i qeverisë së re, ky takim lë hapësirë të spekulohet se tashmë ka njëfar qeverie jozyrtare, e cila mbase bëhet zyrtare pas marrjes së mandatit, gjithnjë nëse nuk do të ndodhin ndryshime të theksuara në qëndrimet e partive politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu