Është vërtetuar shkencërisht: kjo ngjyrë i ‘tërbon’ meshkujt!

Studimet shkencore vërtetojnë atë që kemi kohë që e mendojmë: meshkujt tërbohen nga ngjyra e kuqe. Jo më kot thonë: “E kuqja tërbon dhe demin”!

Një studim anglez thotë meshkujt tërhiqen më shumë nga një femër të veshur me të kuqe, ose me buzë të kuqe.

Ngjyra e kuqe ka frekuencën më të vogël dhe rrjedhimisht gjatësinë e valës më të madhe, është ngjyra e parë që dallohet nga fëmijët.

Emri i ngjyrës së kuqe ‘rubens’ vjen nga latinishtja dhe kuptimi ishte: me ngjyrë, i ngjyrosur.

Është ngjyra e dashurisë, pasionit, gjakut, obsesionit, e jetës por është dhe ngjyra e vdekjes, e agresivitetit, rrezikut dhe dhunës.

Mendojmë ngjyrën e kuqe dhe e lidhim trëndafilat e kuq, me dashurinë dhe pasionin. Por e kuqja është dhe simboli luftës. Planeti Mars në Greqinë e lashtë ishte simboli i luftës, dhe Marsi quhet ndryshe ‘planeti i kuq’.

E kuqja është ngjyra që ka më shumë kuptime nga të gjitha, ndoshta ndaj dhe është tërheqëse sepse është kontradiktore, është ngjyra e zjarrit dhe e të ndaluarës ndaj i tërbon dhe meshkujt.

Pas gjithë këtyre informacioneve, qëndron fakti që atyre u pëlqejnë nuancat e të kuqes ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veç se ta provojmë.

Zgjidhni të kuqen e duhur për të takuar mashkullin tuaj! /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu