Është zvogëluar kufiri i moshës së viktimave të trafikimit me njerëz

Kufiri i moshës së viktimave të trafikimit po zvogëlohet, thotë Shoqata për mundësi të barabarta Semper, duke theksuar se vajzat 13 vjeçare janë gjithashtu viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

Me qëllim parandalimi kjo organizatë joqeveritare po punon në përforcimin e arsimit në shkolla. Ata thonë se në vitet e fundit numri i viktimave të regjistruara ka rënë, por ata besojnë se numrat reale janë më të larta dhe për këtë arsye kërkojnë më shumë angazhim për identifikimin në kohë të rasteve të tilla.

Deri në këtë moment, për këtë vit është regjistruar një viktim femër e mitur për prositucion dhe një mashkull i mitur për në treg pune për lypje. Vitin e kaluar numri i viktimave të mundshme ishte 125 njerëz, por ajo sigurisht që është për shkak të krizës me emigrantët.“, – tha kryetari i Shoqatës për Mundësi të Barabarta” Semper “Hall Bojkovski.

Rrjetet sociale bëjnë më të lehtë për trafikuesit për të gjetur viktimat e tyre. Prandaj, ata u bëjnë thirrje të rinjve të jenë të kujdesshëm në lidhje me komunikimin online, veçanërisht në lidhje me të dhënat personale.

Ne jemi duke punuar seriozisht me fëmijët, sepse një mik i panjohur mund t’u ofrojë atyre shumë gjëra të rreme që mund t’i mashtrojnë“, thotë mësuesja Snezana Stojanova.

Caku më i zakonshëm i trafikantëve të qenieve njerëzore janë të mitur nga bashkësia etnike rome dhe fëmijët nga familjet jofunksionale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu