“Ethe” për Presidentin e SHBA, Clinton përmbys Trump

Gara për President të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se po rezulton ashtu siç pritej: e ethshme dhe me dy kandidatët që herë pas here përmbysin me rezultate njëri-tjetrin.

Kur dukej se republikani Donald Trump po shkonte i sigurt drejt Shtëpisë së Bardhë, gjithçka është përmbysur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (me orën lokale në Shqipëri)

Kjo pasi fitorja e demokrates Hillary Clinton në Kaliforni, e cila është një nga shtetet më të rëndësishme, bëri që të përmbyset rezultati.

Aktualisht, sipas asaj që bën të ditur CNN, Clinton kryeson me 197 vota elektorale, kundrejt 187 të miliarderit Trump.

Megjithatë, ashtu si zgjedhjet e mëparshme, do të jetë shteti i Floridas që do të përcaktojë fituesin, duke qenë edhe një nga shtetet më të rëndësishme, me 29 vota elektorale.

Kujtojmë se në total janë 538 qendra votimi apo vota elektorale, ku Presidenti i ardhshëm duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale.

 


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu