Eurodeputetët kërkojnë mbushës universal për të gjithë telefonat mobilë

Eurodeputetët i kërkuan sot Komisionit Evropian miratimin e menjëhershëm të një standardi universal karikuesi për celularët në BE, në një rezolutë jodetyruese të miratuar në Bruksel, një kërkesë e kundërshtuar me forcë nga ”Apple”.

“Furnizimi me shumë karikues çon në kosto të tepërta e bezdi për konsumatorët dhe shkakton ndotje ekologjike të panevojshme, prandaj është urgjentisht e nevojshme që të miratohet një standard universal karikuesi”, shkruhet në rezolutë, e miratuar me 582 vota pro, 40 kundër dhe 37 abstenim.

Ideja e vjetër që synonte harmonizimin e lidhjeve për të karikuar telefonat dhe pajisje të tjera, e nisur në vitin 2009 nga Komisioni Europian, deri më tani ka hasur në ngurrimin e industrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu