Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë

Agjencia e lajmeve “MIA” njofotn se me amendamente të eurodeputetëve bullgar Andrej kovaçev dhe Angel Xhambaski, Parlamenti Evropian nesër është e mundur të miratojë paragraf në rezolutën për Shqipërinë, e cila drejtpërdrejtë do të jetë në dëm të maqedonasve nga Golobërda, Gora dhe Prespa e Vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëkohësisht, si amendamenti i 24 në seancën e nesërme plenare të Europarlamentit në Strasbourg, 751 eurodeputetë do ta konfirmojnë Rezolutën për Shqipërinë, ku Kovaçev dhe Xhambaski në momentin e fundit duan të shtyjë tezë se pakica maqedonase në tre vendet e potencuara është në të vërtetë bullgare.

Paraprakisht Kovaçev në PE ka deklaruar se në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë, të cilët nuk i kanë të gjitha të drejtat e një pakice të pranuar./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu