Eurokomesari Hahn: Çështja rreth emrit me Greqinë të zgjidhet brenda 6 muajve

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Johanes Han pret në gjysmën e parë të vitit 2018 të gjendet zgjidhje politike me Greqinë për hapjen e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE.

Tani kemi dritare të mundësive nga mesi i vitit të ardhshëm kur fillon fushata zgjedhore në Greqi. Gjithnjë e më tepër kuptohet se duhet të gjendet zgjidhje politike “, thotë Han në intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”.

Ai theksoi se në këtë drejtim edhe klima politike mes Shkupit dhe Athinës është përmirësuar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu