Pas reagimit të Lëvizjes BESA dhe apelit të kësaj partie drejtuar EVN-së që kjo e fundit t’i qaset më seriozisht shpërndarjes dhe furnizimit me energji nëpër disa vendbanime shqiptare, janë përgjigjur nga EVN.
“Po bëhen përpjekje maksimale për shpërndarje stabile të energjisë elektrike madje edhe në zonat më të thëla malore. Sistemi i shpërndarjes për furnizim me energji elektrike përgjithësisht funksionon pa probleme të mëdha, ndërprerje paraqiten vetëm në rrjetet e tensionit të ulët, në rrjetet e tensionit të lartë thuajse nuk ka asnjë defekt.
Në rrjetet e tensionit të ulët ekipeve të EVN-Maqedoni më shumë probleme u shkaktojnë disa fshatra malor, ose vendbanime të cilat gjenden në lartësi më të madhe mbidetare.
Problem është vetëm qasja në vende të caktuara ku ka më shumë sasi të borës ose erë të fortë, dhe depërtimi i punonjësve elektrik është i vështirë. Në gjithë territorin e vendit ekipet janë vazhdimisht në terren. Në vendet ku nuk mund të depërtojnë me veturat e terrenit, përdoren sajat me motor, ndërsa në vendet ku edhe sajat nuk mund të lëvizet edhe me saja, ekipet e EVN-së shkojnë në këmbë dhe përpiqen të arrijnë edhe në vendet më të largëta pavarësisht nëse ka dhjetëra konsumatorë apo vetëm dy, të cilët kanë mbetur pa energji elektrike”, thuhet në reagimin e EVN-Maqedoni.