Facebook po i përdor celularët tuaj për t’ju dëgjuar çfarë po flisni

Duket se Facebook është duke i dëgjuar bisedat e njerëzve gjatë gjithë kohës, pretendohet nga një eksperte.
Aplikacioni mund të jetë duke i përdorur celularët e njerëzve për të mbledhur të dhëna rreth asaj se për çfarë janë duke biseduar.

Facebook thotë se aplikacioni i tij dëgjon se çfarë ndodh përreth tij, por vetëm për të parë se çfarë po dëgjojnë ose shikojnë njerëzit dhe për t’i sugjeruar ata që të postojnë për të, transmeton Gazeta Express.

Kjo veçori ka qenë në dispozicion që disa vite, por paralajmërimet e fundit nga Kelli Burns, një profesoreshë e komunikimit në Universitetin e Floridës së Jugut, kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Profesoresha Burns thotë se një vegël e Facebook përdorë zërin që e mbledh jo vetëm për t’i ndihmuar përdoruesit, por edhe për t’i dëgjuar ata teksa bisedojnë dhe për t’ju shfaqur më pas reklama në lidhje me to.

Sipas profesoreshës, për ta testuar këtë veçori, ajo diskutoi disa tema afër celularit të saj dhe zbuloi se reklamat në Facebook filluan t’i shfaqeshin në lidhje me atë çfarë kishte diskutuar.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu