Fadil Zendeli: Rilindje me BESË bashkëpunon jashtëzakonisht mirë, BDI në alarm

Zërat se ka përçarje mes meje, RDK-së dhe Lëvizjes BESA janë totalisht të pavërteta dhe të përgatitura në kuzhinat e BDI-së dhe satelitëve të saj. Bashkëpunimi me Lëvizjen BESA është në nivel jashtëzakonisht të mirë dhe ne jemi të fokusuar që në kuadër të koalicionit Rilindje me BESË të vazhdojmë rrugën tonë të përbashkët, për atë që na kanë votuar votuesit tonë. Si duket atmosfera pozitive brenda nesh po i pengon shumë faktorëve politik në vend, që dinë vetëm të përçajnë dhe jo të bashkojnë, por duhet ta kenë të qartë se këtë nuk do mund ta arrinë asnjëherë në Rilindjen me BESË, pasi ne jemi shumë të bashkuar e të vendosur në rrugën tonë”, – ka deklaruar kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli

Ndërsa nga BESA kanë thonë se nuk ja vlen të komentohen spekulimet mediatike të përgatitura në kuzhinat e BDI-së, sepse koalicioni Rilindje me BESË, së bashku me Fadil Zendelin kanë mbështetjen për të vazhduar rrugëtimin tonë bashkërisht, deri në realizimin e Ridefinimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu