Faktet që nuk i keni ditur për presidentët amerikanë

GEORGE WASHINGTON NUK KA JETUAR NË UASHINGTON

Kur George Washington ka qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria amerikane ka operuar në Filadelfia. Si rrjedhojë, Washington është presidenti i vetëm në histori të SHBA-së që nuk ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka qenë presidenti i parë amerikan dhe kishte vdekur 11 muaj para se të përfundonin punimet në Shtëpinë e Bardhë.

ANDREW JACKSON KISHTE ANGAZHUAR PIRATË PËR LUFTË

Kur Andrew Jackson kishte shkuar në NjuOrlins në vitin 1814 ai e kishte vërejtur që qyteti mund të merrej lehtë nga forcat britanike për shkak të mbrojtjes së papërshtatshme dhe ushtarëve të papërvojë. Si rrjedhojë, ai kishte vendosur të vihej në komunikim me piratin e famshëm të kohës, Jean Lafitte, të cilit i kishte ofruar lirim nga akuzat për të dhe të gjithë shokët e tij, në rast se ai do të pranonte t’i ndihmonte në luftën kundër britanikëve. Kështu edhe kishte ndodhur dhe pas përfundimit të betejës, më 6 shkurt të vitit 1815, piratët ishin liruar nga akuzat.

ABRAHAM LINCOLN KA QENË MUNDËS

Abraham Lincoln është njëri nga presidentët më të famshëm në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë, një gjë që shumë pak njerëz e kanë ditur për të është fakti që përveçqë ka qenë ‘kategori e rëndë’ në politikë, ai ka qenë i njëjtë edhe në sport. Madje, gjatë moshës së tij rinore, kur nuk ka qenë i famshëm, ai ishte marrë aktivisht me mundje, gjë të cilën ia kishte lejuar trupi i tij i madh.

TEDDY ROOSEVELT KA QENË NJË GANGSTER I VËRTETË

Theodore “Teddy” Roosevelt është bërë president pas vrasjes së William McKinleyt. Megjithatë, ironia më e madhe në këtë mes është se ai ka qenë një progresiv dhe pas përfundimit të mandatit, kishte vendosur që ta provonte edhe një herë “fatin” e tij për pozitën më të lartë në botën e lirë, duke kandiduar për president si kandidat i Partisë Progresive. Gjatë viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë ai është shquar për qëndrimet e tij kontroverse dhe gjuhën e mprehtë.

LYNDON JOHNSON KA QENË VERSIONI ORIGJINAL I DONALD TRUMP-IT

Kur flitet për presidentin më të tmerrshëm që ka udhëhequr ndonjëherë SHBA-në atëherë shumë njerëz pajtohen që ai është Lyndon Johnson. Në fakt, gjatë presidencës së tij, ai është shquar për shumë gjëra kontroverse dhe ka dashur që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Ai është njohur si një person që ka pasur dëshirë të lëvdohet dhe nuk ka punuar asgjë konkrete. Andaj, mund të thuhet lirisht që ai është versioni origjinal i Donald Trump-it.

BARACK BOMBARDUESI

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është i dashuruar me lojën e basketbollit dhe ky nuk është sekret. Megjithatë, atë që pakkush mund ta ketë ditur është që Obama ka qenë i angazhuar si basketbollist dhe ka qenë aq i mirë në këtë lojë saqë shokët e ekipit ia kishin vënë pseudonimin ‘Barack Bombarduesi’.

RONALD REAGAN KA QENË KOMIK

Ronald Reagan mund të mos ketë qenë aktori më i famshëm që kemi njohur, megjithatë, pa dyshim, është njëri nga më të talentuarit. Ronald Reagan e kishte provuar veten si komik, kur, në vitet e pesëdhjeta, kishte mbajtur një turne me ‘stand up’ komedi në Las Vegas. Shfaqjet e tij ishin pëlqyer aq shumë saqë audienca vazhdimisht kishte kërkuar më shumë shfaqje nga ai.

JOHN HANSON: PRESIDENTI I HARRUAR

Zyra e presidentit është krijuar në Kongresin Kushtetues në vitin 1774 dhe John Hanson ka qenë presidenti i parë, që kishte shërbyer për një vit. Megjithatë, kjo gjë kishte ndodhur para se të ndryshohej sistemi i Presidencës në SHBA, andaj John Hanson kishte përfunduar si një president i harruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu