Fakultet në Indi vendosë kamera sigurie në toalet, për të parandaluar kopjimet në provime

Nxënësit e Kolegjit indian  Daru Samadzh u tronditën kur mësuan se kamerat për mbikëqyrje ishin vendosur në tualetet e meshkujve. Fakulteti ka instaluar kamerat në tualetet që janë më të afërta me klasat ku mbahen provimet e juristëve dhe ekonomistëve.

Sipas Vajs India, kreu i kolegjit, Ham Prakash deklaroi se kjo ishte e  domosdoshme për të parandaluar mashtrimet e studentëve nëpër provime.

“Ne morëm shumë vërejtje se studentët i vendosnin materialet në tualete, prandaj vendosëm kamera për ta ndaluar këtë praktikë,” tha Prakash.

Ai shtoi se fotot e kamerave do të mbikëqyren nga një ekip administratorësh me detyrën e parandalimit të studentëve që të mashtrojnë në provimet.

Studentët kërkuan një procedurë ligjore kundër kolegjit, por Prakash thotë se fakulteti tashmë ka marrë këshilla ligjore para instalimit të kamerave. Ai pretendon se ata nuk e shkelin privatësinë e nxënësve sepse janë të fokusuar nga shpina. Në të njëjtën kohë, kamerat vendosen vetëm në tualetet e meshkujve.

“Masa ka në fokus studentët meshkuj. A  mashtrojnë vajzat në provime? Ato nuk kontrollohen në hyrje dhe gjatë provimit. Gabimi i administratës është nëse, pavarësisht nga e gjitha këto, nuk do të mund të parandalojnë mashtrimin në provime”, tha studentja e drejtësisë Sano Tuckour për Wajs India.

Sipas Thakur, studentët paralajmëruan kolegjin se nëse kamerat nuk do të hiqen, ata do të detyroheshin t’i thyejnë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu