Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohërave. Ajo kishte një sasi të madhe parash, fuqi në të gjithë botën dhe ishte në qendër të momenteve më të rëndësishme të shekullit të kaluar.
Kjo familje ka qenë gjithnjë misterioze, ishte e pamundur të dihej gjithçka rreth saj, por tash ndikimi është dobësuar.
Megjithatë, shumë veta besojnë se ata janë anëtarë të Rendit të Ri Botëror.
Fakti i vetëm që shumica e njerëzve e dinë për këtë familje është se ajo ishte e pasur. Megjithatë, ka disa fakte interesante rreth kësaj familjeje. Ato përfshijnë gjithçka: nga shoqëritë sekrete, luftërat, incestet dhe çdo gjë tjetër që mund të presësh nga një familje e pasur dhe jo funksionale.
Kur një familje ka shumë para, ajo dëshiron të mbajë këto para dhe një mënyrë për ta bërë këtë është martesa me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, Rothschild i penguan të tjerët të hyjnë në familje dhe kështu filluan të kërkojnë të drejtën për paratë e tyre. Për shumë veta ishte e papranueshme, por për ta kjo ishte një strategji e mirë financiare.
E gjithë lëvizja e incestit u drejtua nga themeluesi i familjes Mayer Amschel Rothschild. Ai ngriti të gjithë vijën në mënyrë që anëtarët femra të familjes të ishin shumë të kufizuar në aftësinë e tyre për t’u martuar kur ishte fjala për marrjen e trashëgimisë. Mënyra e vetme për të marrë paratë e tyre ishte të martoheshin me të afërmit e tyre.
Disa thonë se çmimi i arit është përcaktuar nga familja Rothschild. Në vitin 2004, Nathan Mayer Rothschild dhe djemtë e tij u tërhoqën nga biznesi me ar dhe metale të tjera të vlefshme, dhe u larguan nga shtëpia e tyre.