Familja Ndrecaj: Ky pushtet në Maqedoni i ka ditët e numëruara

Ylber Ndrecaj, vëllai i Mirad Ndrecajt – NATO, ka porositur gazetën “Lajm” që të mos lëshojë pe para presioneve.
“Ju përkrahim fuqimisht. Mos u dorëzoni, sepse ky pushtet i ka ditët e numëruara”, ka thënë Ylber Ndrecaj.

Të hënën edhe familjarët e Sami Ukshinit – Komandant Sokolit dhe Valdet Zekajt-Komandant Valit, përmes rrjeteve sociale i kanë dhënë përkrahje të fuqishme Gazetës Lajm, pas kërcënimeve që kanë arritur nga familjarë të funksionarëve të BDI-së.

“Gazeta Lajm ka përkrahje jo vetëm nga familja e Valit po nga të gjitha familjet e pjesëtarëve të rastit të Kumanovës. Ne i përkrahim ata që e tregojnë të vërtetën. Edhe pse dikush mund të ndihet keq e vërteta duhet te dalë në shesh. Populli shqiptar e meriton me ditë të vërtetën dhe e vërteta do të dal në shesh padyshim”, thuhet në letrën përkrahëse nga familja e Valdet Zekajt.
Mbështetje të fuqishme për Gazetën Lajm ka dhënë edhe Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu