Familja vizitoi Fetah Alimin në burgun e Shutkës,: paraburgimi jo i drejtë

Familjarët e ish-policit Fetah Alimi sot vizituan atë në burgun e Shutkës. Një ditë pas dorëzimit të Fetahut në Gjykatën, ai po mban masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të shqiptuar nga Gjykata penale në dyshimin se ai nuk ka qenë në krye të detyrës në ngjarjet e dhunshme që ndodhën më 27 prill në Kuvend.

Sipas familjarëve, dje Fetah Alimi u kthye nga Zvicra ku ateroi në Aeroportin e Shkupit dhe së bashku me avokatët u paraqit tek organet e hetuesisë.

Avokatja Artene Iseni thotë se është i habitshëm vendimi i gjykatës për paraburgim të Fetahut për mos ikje, pasi që sipas saj ai vet u paraqit vullnetarisht./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu