Bojken Abazi deklaroi se Hashim Thaçi ka dashur që të vendosë në kurth shokët e tij, pasi kishte siguri që nuk do të hetohej vetë, por ka rënë dhe ai pre në këtë hetim. Klosi përgjigjet se kjo çështje nuk duhet të politizohet në këtë mënyrë. Ai tha se Kosova duhet të mendojë se çfarë do të bëjë tani.
Pjesë nga debati:
Abazi: Nuk jemi para një surprize. Ne ja kemi thënë në Kuvend. Në momentin që ti ngre një gjykatë speciale vetëm për UÇK-në, ke qartazi një ndikim politik. Të gjitha paralajmërimet ua kemi thënë. Thaçi ka patur garancinë që nuk do të hetohet. Në një intervistë ai tha se nuk ka qenë në frontin e luftës. Kërkoi që të hapë gropën shokëve dhe më pas ra brenda dhe vetë
Klosi: Nuk mendoj se është e vërtetë. Nuk duhet politizuar. Kjo që ka ndodhur mund të shihet nga shumë këndvështrime. Tani çfarë duhet të bëjmë ne. Atë që kemi në dorë. T’i thuash Hashimit tani që ka shitur shokët është e rëndë”.